LAJME / E Enjte 23 Prill 2026, 18:06

Sherr ekstrem në Itali/ 70-vjeçari ngre në ajër me eskavator sipërmarrësin shqiptar

Një konflikt i gjatë fqinjësor në Paese të Trevisos në Itali ka përshkallëzuar në një ngjarje të rrezikshme,

ku një 70-vjeçar tentoi të godasë dhe më pas ngriti me kovën e një eskavatori fqinjin e tij 50-vjeçar me origjinë shqiptare.

Sipas mediave italiane, përplasja mes tyre kishte nisur prej vitesh për çështje prone dhe infrastrukturë.

Në kulmin e debatit, i moshuari përdori eskavatorin dhe e ngriti viktimën rreth 3 metra mbi tokë, duke rrezikuar seriozisht jetën e tij.

Britmat e dëshmitarëve e detyruan të ndalonte, ndërsa më pas situata u përkeqësua edhe me ndërhyrjen e policisë, të cilën 70-vjeçari e sulmoi dhe kërcënoi, duke goditur edhe një efektiv.

Ai u arrestua dhe gjykata vendosi masën “detyrim paraqitje” deri në seancën e radhës më 26 shtator. Konflikti mes dy fqinjëve vijon prej rreth dy vitesh dhe lidhet me kufij pronash dhe aksesin e mjeteve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE