LAJME / E Premte 5 Shtator 2025, 14:02

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ambasada e SHBA në Tiranë publikon mesazhin e Donald Trump: Përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka ndarë sot një mesazh të veçantë në nderim të Shenjtores Nënë Tereza, duke cituar një deklaratë të Presidentit Donald Trump në rastin e shenjtërimit të saj.

“Nënë Tereza u dha ushqim të uriturve, strehë të pastrehëve dhe arsim atyre që kishin nevojë. Ajo përfaqësonte më të mirën te secili prej nesh”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada, duke risjellë fjalët e ish-presidentit amerikan.

Postimi vjen në kuadër të përkujtimit të veprës dhe trashëgimisë së Nënë Terezës, figura simbol e humanizmit dhe sakrificës, e cila është nderuar globalisht për kontributin e saj në shërbim të më të varfërve të botës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE