
Shefi i Forcave të Armatosura të Ugandës, Muhoozi Kainerugaba i cili është gjithashtu djali i Presidentit Yoweri Museveni, ka kërkuar 1 miliard dollarë nga Turqia dhe “gruan më të bukur” si grua të tij.
Kainerugaba pretendoi se kontributi i Ugandës në përpjekjet rajonale të sigurisë nuk ishte njohur dhe se duhej të merrte kompensim financiar.
Ai gjithashtu ka kërcënuar të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Turqinë dhe të mbyllë ambasadën e saj në Kampala brenda 30 ditësh nëse kërkesat e tij nuk plotësohen.
Kainerugaba nuk ndalet me kaq. Gjithashtu ai bëri edhe një kërkesë të veçantë e kontraverse, duke i kërkuar Turqisë të dorëzonte “gruan më të bukur në vend”, duke thënë se do të martohej me të, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
