
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një vajzë 4-vjeçare është kafshuar nga një qen i racës Pitbull.
Vajza ishte shoqëruar nga gjyshja e saj e cila është shprehur se ato kishin dalë për shëtitje në buz të detit dhe ishin duke u kthyer në shtëpi në momentin e sulmit të papritur. Me zërin që i dridhet dhe e tronditur ajo ka rrëfyer momentet e tmerrit.
Zonja tha se e kishte parë qenin dhe e kishte kaluar vajzën në krahun tjetër, më pas qeni sulmoi papritur.
“Kishim dalë zhiro buzë detit erdhi një qen i madh, iu vërsul vajzës, edhe e kafshoi në kokë. Ishim duke shkuar në shtëpi dhe e nxorra xhiro nga deti po ikja për në shtëpi ishte një qen atje rruge, me një zinxhir iku këtëj (tregon me dorë krahun nga iku qeni) pastaj u kthyer erdhi këtej… se mbrojta dot vajzën. Po ndërhynë shumë veta, ndërhynë gjithëata.
Erdhi qeni unë e kisha vajzën përdore, unë e kalova këtëj vajzën, e pashë që ai po vinte unë e kalova këtej nga ana tjetër, ai bëri sikur iku e u rretullua dhe erdhi iu hodh vajzës” tha ajo mes lotësh, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
