LAJME / E Mërkurë 17 Janar 2024, 17:05

Sara sheh në ëndërr Romeon, ja reagimi i tij

Shtëpia e “BBV3” është mbushur plot dhe dinamikat e banorëve ndryshojnë gjithë kohës.

Tashmë në shtëpi numërohen 26 banorë. Por banorët e rinj nuk janë të vetmit që tërheqin vëmendje me gjërat që thonë. Një situatë mjaft qesharake ndodhi ndërmjet Sarës dhe Romeos.

Teksa banorët po lanin lanin dhëmbët në tualet, Sara i tregon Romeos që e ka parë në ëndërr. Sara: O Romeo të kam parë gjithë natën në ëndërr sot.

Romeo: Ou! Sara: Për Zotin e madh ziheshim e duke bërtitur, duke ulëritur, duke u kacafytur. Sot ore të kam parë në ëndërr po të them sikur jemi zënë, jemi kacafytur po shumë keq