LAJME / E Enjte 17 Shtator 2026, 21:09

Lajm i dhimbshëm për Vllazninë! Ndahet nga jeta legjenda e futbollit shqiptar, vijnë reagimet e ndjera (FotO)

Klubi i Vllaznisë ka njoftuar në rrjetet sociale ndarjen nga jeta të legjendës Esat Bushati. Ish-futbollisti shkodran ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare, duke lënë pas “trashëgimi” të madhe sportive, jo vetëm me ngjyrat e kuqebluve, por edhe Partizanin e Kombëtaren shqiptare.

“KF Vllaznia shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta në moshën 97 vjeçare të ish- futbollistit të klubit tonë Esat Bushati, i cili ka dhënë një kontribut të madh për fanelën në vitet ’40-’60.

Përpos karrierës me Vllazninë, ka luajtur me sukses edhe për Partizanin dhe Kombëtaren shqiptare, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë të atyre viteve.

Homazhet në nderim të tij do të zhvillohen ditën e premte, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi. I përjetshëm qoftë kujtim yt Esat Bushati”, postimi nga klubi i Vllaznisë.

Në lidhje me këtë lajm të hidhur për futbollin shkodran e më gjerë, ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë, Benet Beci, ndërsa shkruan: “Futbolli shkodran humbi një nga emrat e tij të respektuar, Esat Bushatin, ish-futbollistin e Vllaznisë, Partizanit dhe Kombëtares shqiptare.

Një jetë e lidhur me futbollin dhe me fanelën kuqeblu, të cilën e veshi që prej vitit 1947. Shkodra i ka të shtrenjtë njerëzit që kanë shkruar historinë e sportit të saj dhe Esat Bushati do të mbetet një prej tyre.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bushati, të afërmve dhe gjithë familjes së madhe të futbollit shkodran. U prehsh në paqe, Esat!”