LAJME / E Enjte 19 Mars 2026, 13:01

Sali Berisha merr hak ndaj Ervin Salianjit, ia pret “vrullin” për kryetar

Pas deklaratës së bërë nga Ervin Salianji, se do të garojë për drejtimin e Partisë Demokratike, është bërë një reagim nga kjo e fundit. E cila i ka “prerë vrullin” ish-deputetit, duke u shprehur se nuk mund të kandidojë për drejtimin e forcës politike pasi nuk është më anëtar i saj.

“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të PD-së për Report Tv.

Ndërkohë në udhëzimin e shpërndarë nga Partia Demokratike për rifreskimin e listave të anëtarësisë thuhet se nuk konsiderohen anëtarë të kësaj partie ata që:

“ Kanë punuar kundër interesave të Partisë Demokratike në fushatat zgjedhore, duke u angazhuar në forma të ndryshme pro kundërshtarëve tanë politikë; apo ata që,

me qëndrimet e tyre publike dhe politike kanë vepruar kundër vijës politike të Partisë Demokratike, kanë bashkuar votat/qëndrimet me kundërshtarët tanë politikë për çështje shumë të rëndësishme në nivelin vendor apo qendror”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE