LAJME / E Shtunë 30 Maj 2026, 20:08

Russell Crowe vjen si shqiptar në filmin e tij të ri

Aktori australian dhe fituesi i çmimit Oscar, Russell Crowe, do të interpretoj një personazh me prejardhje shqiptare në filmin e tij më të ri me elemente aksioni dhe komedie, i cili pritet të dalë në kinema me 26 qershor, përpara publikimit në platformat digjitale.

Në filmin “The Get Out”, Crowe interpreton rolin e Marco Kapak, një gangsteri të moshuar shqiptar, i cili pas dekadash të përfshirjes në botën e krimit përballet me probleme serioze shëndetësore dhe pëson një sulm në zemër për shkak të stresit.

Situata e detyron atë të mendojë tërheqjen nga aktivitetet kriminale, por rruga drejt një jete më të qetë shoqërohet me aventura dhe ngjarje të papritura.

Pjesë e kastës së filmit janë edhe aktorët e njohur Aaron Paul dhe Luke Evans.

Në intervista Crowe ka folur me entuziazëm për filmin, duke vlerësuar skenarin dhe kombinimin e humorit, aksionit dhe elementeve dramatike që sjell historia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE