LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 16:04

Rusia kaloi vijën e kuqe me sulmin në Rumani, reagon Bashkimi Europian

Von der Leyen: Rusia ka kaluar një tjetër vijë të kuqe me sulmin në Rumani, po përgatitim paketën e 21-të të sanksioneve

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas incidentit në Rumani, ku një dron rus goditi një zonë të banuar, duke plagosur civilë në territorin e Bashkimit Evropian.

Në një mesazh të publikuar në rrjetin social X, Von der Leyen deklaroi se Rusia ka kaluar një tjetër kufi të rrezikshëm me veprimet e saj.

“Lufta agresive e Rusisë ka kaluar një tjetër vijë të kuqe. Një dron rus goditi një zonë me dendësi të lartë banimi në Rumani, duke plagosur civilë. Në territorin e Bashkimit Evropian. Ne qëndrojmë plotësisht në solidaritet me Rumaninë dhe popullin e saj”, shkroi ajo, raporton NOA.al. Më herët dhe NATO lëshoi një reagim.

Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të forcojë sigurinë dhe aftësitë parandaluese, veçanërisht në kufirin lindor të bllokut evropian.

Ajo paralajmëroi gjithashtu se Brukseli do të shtojë presionin ndaj Moskës përmes masave të reja ndëshkuese.

“Ndërsa vazhdojmë të forcojmë sigurinë tonë dhe kapacitetet parandaluese, veçanërisht në kufirin lindor, do të vazhdojmë të rrisim presionin ndaj Rusisë. Aktualisht po përgatisim paketën e 21-të të sanksioneve”, deklaroi Von der Leyen, informon NOA.al.

Deklarata vjen pasi një dron rus u rrëzua mbi një pallat banimi në qytetin Gala?i të Rumanisë, duke shkaktuar zjarr dhe plagosje të civilëve, ngjarje që ka shkaktuar reagime të forta nga NATO dhe institucionet evropiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE