
Ukraina njoftoi të martën se Rusia i ka lëshuar 426 dronë dhe raketa drejt saj, teksa bisedimet për paqe vazhdojnë të jenë të pezulluara si pasojë e përshkallëzimit të konfliktit në Lindje të Mesme.
Të paktën katër njerëz janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në sulmet e mbrëmshme ruse të cilat kanë goditur rajone të ndryshme të shtetit, kanë bërë të ditur autoritetet ukrainase të martën.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se “përpjekjet për kërkim-shpëtim po vazhdojnë” pas sulmeve ruse, dhe se “për dëme është raportuar në 11 rajone”
“Një tjetër natë terrori rus kundër Ukrainës”, ka thënë ministri i Jashtëm, Andriy Sybiha.
“Kur Rusia dështon në fushëbetejë dhe nuk mund ta imponojë vullnetin e saj në tavolinën negociuese, ajo e përdor terrorin kundër civilëve”, ka thënë Sybiha. “Metoda tipike të kriminelëve rusë”.
“Presioni ndaj Rusisë duhet të intensifikohet pa vonesa. Sanksionet duhet të godasin më ashpër. Duhet të miratohet paketa e 20-të e Bashkimit Evropian”, ka shkruar Sybiha në X.
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, i ka dënuar sulmet ruse në infrastrukturën civile të energjisë në Ukrainë dhe i ka përshkruar si “krim lufte dhe sulm ndaj të gjithë nesh”.
Sipas forcës ajrore ukrainase, Rusia i ka lëshuar 34 raketa dhe 392 dronë, përfshirë shtatë raketa balistike Iskander, 23 raketa lundruese dhe katër raketa ajër-ajër. Ushtria ukrainase thotë se forcat e saj ajrore kanë kapur 365 dronë dhe 25 raketado t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
