LAJME / E Enjte 23 Prill 2026, 20:08

Rrugë e re transporti nafte – marrëveshje gjigante në mes Japonisë dhe Arabisë Saudite

Kryeministri japonez Sanae Takaichi dhe Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman ranë dakord në një telefonatë sot për të bashkëpunuar në transportimin e naftës bruto në Japoni nëpërmjet Detit të Kuq, një rrugë që anashkalon Ngushticën e Hormuzit, tha një burim qeveritar japonez .

Takaichi dhe Bin Salman riafirmuan gjithashtu angazhimin e tyre për të koordinuar përpjekjet për të ulur shpejt tensionet midis Shteteve të Bashkuara, Izraelit dhe Iranit, raportoi Koyodo.

Burimi i tha agjencisë japoneze se Arabia Saudite po bashkëpunon me Pakistanin, i cili po ndërmjetëson negociatat midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për të arritur një zgjidhje paqësore të qëndrueshme, dhe se Takaichi është informuar mbi zhvillimet e fundit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE