
Një fundosje e madhe e sipërfaqes së rrugës është regjistruar në Greqi, duke çuar në ndërprerjen e menjëhershme të qarkullimit në zonë.
Sipas raportimeve, ndërsa asfalti po çahej dhe po krijohej një boshllëk i madh në rrugë, një automjet po kalonte shumë pranë vendit të ngjarjes. Shoferi arriti të reagojë në momentin e fundit, duke shmangur rënien në hapësirën e krijuar.
“U hodha nga sedilja e pasagjerit”, tregoi ai për Star Channel, duke përshkruar çastet dramatike.
“Gurët po binin para meje dhe pas meje dhe rruga po hapej. Makina po kthehej, zbrita menjëherë. Si me magji, u ndal dhe unë u hodha nga sedilja e pasagjerit. Kur hapa derën, kjo ndihmoi që makina të mos përmbysej. Më vonë arritëm ta nxjerrim”, tha ai.
Pas incidentit, Bashkia e Tzoumerkës Qendrore vendosi mbylljen e menjëhershme të rrugës për të shmangur rrezikun e aksidenteve të tjera, ndërsa trafiku po devijohet përmes akseve alternative, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
