
**Përleshje masive në një plazh në Ohër, përfshihen pesë persona**
Një përleshje masive ka ndodhur në plazhin e auto-kampit në **Peshtan**, në bregun e Ohrit, duke prishur rendin dhe qetësinë publike, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.
Sipas policisë, incidenti është raportuar më **15 korrik 2026**, rreth orës **17:15**, në SPB Ohër. Fillimisht ka shpërthyer një konflikt fizik mes një **31-vjeçari nga Ohri** dhe një **34-vjeçari nga Peshtani**, ndërsa më pas në përleshje janë përfshirë edhe tre persona të tjerë.
Policia bën të ditur se një **50-vjeçar nga Velgoshti** dhe dy banorë të Peshtanit, të moshës **22 dhe 35 vjeç**, e kanë sulmuar fizikisht 31-vjeçarin nga Ohri.
Nga SPB Ohër njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të gjithë pjesëmarrësve do të ngrihen kallëzimet përkatëse.
**Shënim:** Fotografia është ilustruese dhe është gjeneruar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
