LAJME / E Shtunë 25 Janar 2025, 12:12

“Rrë*byen nusen, si plasi sherri me th*ka në mes të dasmës”, Marjola Kaçani trondit me historinë…

Të ftuar në puntatën e sotme, në emisionin “Glamour Zone”, nga Ester Bylyku, ishin Marjola dhe Jurgen Kacani, të cilët ndër të tjera ‘zbuluan’ një nga episodet më dramatike që kanë pasur gjatë një dasme.

Ester Bylyku: Cili është episodi më dramatik që mund të keni pasur gjatë një feste, dasme apo koncerti.

Marjola Kacani: Ka qenë një dasëm që ndoshta ishte bërë ndoshta pa pëlqimin e familjes së gocës dhe djali ishte detyruar ta rrëmbente e të bënte dasëm. Aty kam pare se diçka ndodhi, nuk e mbaj mend konkretisht se nga kush erdhi sherri, por ka plas një sherr me grushta, me thika e piruna.

Jurgen Kacani: Po dasma ka thika

Marjola Kacani: Përfundoi njerëz të brendshëm jo dhëndri apo nusja. Por kur dëgjova historinë, kjo dasëm është bërë pa vullnetin e njerëzve të nuses. Se kush ishte shkaktari nuk e…

Ester Bylyku: Vazhdimësia ishte aty, në polici apo spital?

Marjola Kacani: Ndodhi në local. Dasma u prish. Unë kisha punën time e vazhdova, nuk e di se çfarë ndodhi. Besoj se ka shkuar e në polici.

Ester Bylyku: Nuk pati plagosje që të arrinte në spital?

Marjola Kacani: Edhe gjak më pane sytë. Ishte momentale shumë e shpejt dhe thjesht kam ikur në ato moment.