LAJME / E Premte 3 Korrik 2026, 17:05

Rrebeshe të forta shiu! Kujdes në ditët që po vijnë!

Pas kulmit të valës së të nxehtit, moti në Shqipëri pritet të freskohet lehtë duke filluar nga dita e sotme (e enjte), me një ulje të temperaturave dhe rikthimin e reshjeve të shiut në formën e rrebesheve lokale.

Sipas sinoptikanes Anira Gjoni, temperaturat maksimale do të zbresin në rreth 32°C gjatë së enjtes dhe të premtes, ndërsa në fundjavë pritet një rritje graduale deri në 34°C.

Megjithatë, temperaturat minimale do të mbeten mbi 21°C, duke bërë që vendi të vijojë të përjetojë netë tropikale.

Reshjet do të jenë kryesisht në formën e shtrëngatave verore, të shkaktuara nga avullimi i lartë pas ditëve me temperatura ekstreme. Këto zhvillime atmosferike do të sjellin edhe një zbutje të vapës, megjithëse nuk pritet një ndryshim i madh i motit.

Gjatë ditëve të fundit, temperaturat më të larta janë regjistruar në Fier, Berat, Elbasan, Tiranë dhe Shkodër, me vlera që kanë arritur deri në 36-37°C.

Sipas meteorologëve, edhe pse vala më intensive po largohet, korriku pritet të mbetet një muaj i nxehtë, me temperatura që në javët në vijim mund t’i afrohen sërish 40°C, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE