LAJME / E Mërkurë 8 Tetor 2025, 15:03

Rrasja në lul* të ball*t”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë

Rrasja në lule të ballit”/ Këlliçi publikon videon, akuzon Ramën për gjuhë urrejtjeje që nxit dhunë


Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një video të kryeministrit Edi Rama, ku dëgjohet se i drejtohet qytetarëve me fjalët: “Rrasjani në lule të ballit, për të marrë hakun tuaj…”.

Kjo video e publikuar nga Këlliçi vjen vetëm tre ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi vendin, ku gjyqtari Astrit Kalaja u vra me tre plumba brenda seancës gjyqësore në Gjykatën e Apelit.


Në reagimin e tij, Këlliçi thekson se gjuha e dhunës dhe nxitja e urrejtjes vijnë pikërisht nga vetë kreu i qeverisë, duke e cilësuar retorikën e Ramës si shprehje prej “gangsteri ordiner” që, sipas tij, ndikon drejtpërdrejt në krijimin e një klime të rrezikshme në vend.

Postimi:

“Rrasjani në lule të ballit.”
Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg.

Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend.

Nëse do të flasim për gjuhën e dhunës dhe nxitjen e urrejtjes nuk ka nevojë të shkojmë shumë larg. 

Mjafton të shohim kryeministrin e vendit dhe shprehjet e tij prej gangsteri ordiner, për të kuptuar klimën e rënduar të dhunës në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE