LAJME / E Shtunë 4 Tetor 2025, 18:06

Rrahën policin dhe thyen kamerat, dy të arrestuarit djemtë e Valbona Selimllarit

Dy djemtë e ish-misit Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni, 21 dhe 18 vjeç, janë arrestuar nga Policia e Tiranës pas një episodi të dhunshëm ndaj një efektivi të rendit.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, kur dy të rinjtë kanë goditur një punonjës policie “për shkak të detyrës”. Pas shoqërimit në Komisariatin Nr. 2, ata kanë vijuar incidentet, duke thyer kamerën e sigurisë, dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit dhe duke kërcënuar policët që ndodheshin aty.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.

Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.”- njoftoi policia.

Materialet i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për procedura të mëtejshme ligjore.

Kujtojmë pak javë më parë, dy djemtë e Valbona Selimllarit u përfshinë në një përplasje fizike në Dhërmi, në prani të dhjetëra turistëve, por arritën të shmangin pasojat ligjore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE