LAJME / E Diel 22 Mars 2026, 18:06

Romë, Itali/ Shemben ndërtesat, njerëz nën rrënoja dhe dhjetëra të evakuuar

Një shpërthim i fortë ka tronditur mëngjesin e së dielës zonën Piana del Sole në Romë,

duke shembur dy ndërtesa 2-katëshe. plagosur rëndë 2 persona dhe duke lënë 2 të tjerë nën rrënoja.

Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka dëmtuar edhe godina të tjera përreth. Si pasojë, rreth 70 banorë janë evakuuar nga zona për arsye sigurie.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e via Tavagnasco me via Cigliè. Nga verifikimet e para, dyshohet se shkaku i shpërthimit ka qenë një rrjedhje gazi.

Autoritetet janë në vendngjarje dhe hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE