
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania 5”, Rogert Sterkaj, i ka drejtuar një letër të hapur kryeministrit Edi Rama.
Përmes këtij mesazhi, ai ka shprehur kritika të ashpra lidhur me qëndrimin e qeverisë ndaj investitorëve dhe mungesën e komunikimit me qytetarët, duke kërkuar një reflektim të menjëhershëm.
“I dashur Edi Rama,
Ndërsa respektoj fuqinë tuaj për t’u dhënë statusin e “investitorit strategjik” pothuajse të gjithë investitorëve të huaj, e kundërshtoj kategorikisht refuzimin tuaj për t’u ulur dhe për të dialoguar me popullin shqiptar.
Ka momente në histori kur NDRYSHIMI I VËRTETË nuk ndodh sepse një lider e dëshiron, por cuz koha, rrethanat dhe vetë populli e kërkojnë atë. Besoj se Shqipëria ndodhet pikërisht në një nga ato momente.
Sot qytetarët kërkojnë të dëgjohen, të respektohen dhe të përfshihen në vendimet që prekin të ardhmen e tyre. Dialogu nuk është dobësi; është shenjë force, lidershipi dhe përgjegjësie.
Prandaj ju bëj thirrje të dëgjoni zërin e shqiptarëve dhe të ndërmerrni hapa të menjëhershëm drejt zgjidhjeve konstruktive që i shërbejnë interesit publik.
Ndryshimi nuk duhet të vijë sepse ju e dëshironi. Ndryshimi duhet të vijë sepse Shqipëria ka nevojë për të.
Me shqetësimin më të thellë,
Rogert “La Bombaaa””, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
