LAJME / E Martë 15 Korrik 2025, 01:01

Rikthehen temperaturat e larta/ Meteorologia Tanja Porja zbulon si do të jetë moti këtë javë

 

Pas disa ditëve të freskëta, është rikthyer moti i nxehtë në territorin shqiptar. Meteorologia Tanja Porja, ka paralajmëruar se duke filluar nga mesdita e sotme deri të shtunën, temperaturat do të arrijnë nga 39-40 gradë celsius.

“Nga e marta në të shtunën do të kemi ndryshime të lehta në mëngjes. Do të vijojë edhe për pak ditë nata të jetë e freskët deri të premten, ndërsa mesdita do të arrijë në 38 gradë celsius. E mërkura sjell rritje të ndjeshme. Mesjava do të shënojë 39-40 gradë celsius”, tha Porja.


Sipas saj qytetet me temperatura të larta deri në 40 gradë do të jenë Shkodra, Elbasani, Berati Gjirokastra me maksimume 39-40 gradë celsius.

Ndërkohë vija bregdetare do jetë e kthjellët, herë pas here vranësira kalimtare do të ketë në plazhet e Velipojës dhe Shëngjinit.

Meteorologia paralajmëroi rrebeshe të premten në veri, ndërsa nesër reshje të izoluara në lindje e juglindje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE