LAJME / E Diel 1 Shkurt 2026, 10:10

Reshje të dendura të dëborës! Një tjetër zonë “zgjohet” e zbardhur, trashësia arrin…

Rikthehen reshjet e dëborës në zonën turistike të Dardhës ne Korçe. Prej mesnatës zona është përfshirë nga reshjet mesatare, bora sipas raportimeve nga terreni i ka kaluar 15 cm dhe në disa zona të caktuara edhe 20 cm.

Aktualisht në rrugë janë duke punuar mjetet borëpastruese për të larguar dëborën dhe kriposur aksin rrugor Boboshticë-Dardhë në mënyrë që të jetë i hapur për qarkullim.

Në akset e tjera nacionale nuk janë shënuar reshje dëbore deri më tani dhe janë të qarkullueshëm pa probleme.

Qafë Thanë-Pogradec qarkullimi normal, Qukës-Qafë Plloçë, qarkullimi normal
Korçë-Kapshticë, Korçë-Dardhë, Korçë-Ersekë qarkullimi pa probleme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE