LAJME / E Martë 6 Janar 2026, 09:09

Reshje të dendura shiu në Durrës, përmbytje në disa akse rrugore! Evakuohet një familje

Reshje të dendura shiu me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë të martë, duke shkaktuar përmbytje të disa rrugëve.

Disa akse rrugore janë mbuluar nga uji dhe janë bërë tërësisht të pakalueshme, duke paralizuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Për shkak të kushteve të motit dhe vështirësive në lëvizje, shkollat në qytet janë mbyllur, ndërsa banorët përballen me probleme të shumta nga përmbytjet.

Gjithashtu mësohet se një familje nga zona e ish-Kënetës është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme në plazhin e Durrësit. Evakuimi ka ardhur pasi banesa e tyre është përmbytur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE