LAJME / E Mërkurë 5 Gusht 2026, 02:02

I nxehti ne vend: Leshohet paralajmerimi ne keto qarqe

Vendi ynë është nën “pushtetin” e temperaturave ekstremisht të larta duke sjellë kështu edhe rrezikun e zjarreve. E teksa e gjithë bota është duke u përballur me një verë të nxehtë, Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije së fundmi se përgjatë ditës së nesërme do të kemi një tjetër rritje temperaturash.

Kryesisht zonat më të rrezikuara dhe nga zjarret do të jenë: qarku Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34°C në zonat bregdetare, deri në 37°C në zonat e ulëta, deri në 33°C në zonat malore.

Nesër (e mërkurë, dt. 05) pritet nivel rrezik “I LARTË” në qarqet Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër pritet nivel rrezik “I MODERUAR”

N? disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vet?m n? zona t? lokalizuara, konkretisht: qarku Shkodër (Perëndim), qarku Kukës (Veri-Lindje) dhe qarku Dibër (Perëndim).

Rreziku pritet të jetë më i lartë gjatë ditës së nesërme.

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) nuk priten reshje.

Nesër (e mërkurë, dt. 05) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në vendet e ulëta: 21 / 37 °C

Sot pasdite (e martë, dt. 04) dhe nesër (e mërkurë, dt. 05) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE