LAJME / E Shtunë 7 Mars 2026, 13:01

Rëndohet bilanci: Humb jetën shqiptari tjetër i aksidentuar në Itali

Numri i viktimave nga aksidenti tragjik që ndodhi disa ditë më parë në rrugën shtetërore 410 Naro-Camastra, Siçili është rritur.

Sot në spitalin Villa Sofia të Palermos, ka ndërruar jetë Tili Pilinci, 39 vjeç, me shtetësi shqiptare, i cili ishte drejtuesi i makinës që u përplas me një kamion të ngarkuar me fruta.

Nga përplasja, kishte ndërruar jetë menjëherë bashkatdhetari i tij, Flori Topalli, 25 vjeç, i cili ndodhej në vendin e pasagjerit.

Mjekët e spitalit bënë gjithçka për të shpëtuar Tili Pilincin, por zemra e tij ndali së rrahuri mbrëmjen e kaluar.

Të lënduarit e tjerë nga aksidenti dramatik, i cili ndodhi në orët e para të së hënës, janë jashtë rrezikut për jetën.

Makina që u përplas me kamionin transportonte qytetarë shqiptarë të moshës 24–39 vjeç, të cilët ndodheshin në Itali si punëtorë sezonalë në fushat e Agrigentit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE