LAJME / E Shtunë 23 Gusht 2025, 22:10

Reagon EDI RAMA pas ndarjes nga jeta të ARTUR ZHEJIT

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji.

Rama i njohur për shoqërinë e hershme me gazetarin ka shkruar përmes një postimi të shkurtër fjalët e lamtumirës për 63-vjeçarin e ndjerë që humbi tragjikisht jetën pas një ataku kardiak ditën e sotme në Sarandë.

Rama shpreh lamtumirën për “mikun e kohëve të tjera” dhe vijon duke thënë se “gjetsh matanë paqen dhe shpirtin.

Postimi i Edi Ramës:

Lamtumirë mik kohësh të tjera dhe e gjetsh matanë paqen për shpirtin. , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE