
Mal Retkoceri ishte i ftuari i radhës në “Fan Club”, ku ndau disa detaje nga eksperienca e tij në Big Brother VIP Albania 5, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte momenti kur u prek tema e marrëdhënies me të atin.
Ish-banori pranoi se prej vitesh nuk ka komunikim me të dhe se nuk ishte i gatshëm ta takonte as gjatë qëndrimit në format. Situata u komentua edhe nga opinionisti Arjan Konomi, i cili i dha një këshillë publike, duke e inkurajuar drejt pajtimit.
Do të doja që Mali të pajtohej me të atin. Prindërit nuk zgjidhen, ata janë me të mirat dhe të metat e tyre. Jeta nuk shkon përpara me kokëfortësi
Por përgjigjja e Malit ishte e prerë dhe plot mesazh.
Ai theksoi se askush nuk mund ta gjykojë pa e ditur çfarë ka kaluar.
Nëse nuk keni veshur këpucët e mia dhe nuk keni ecur me to, mos më tregoni si t’i lidh lidhëset
Megjithatë, Mal Retkoceri zgjodhi të mos zbulojë më shumë detaje mbi arsyet e prishjes së marrëdhënies me të atin, duke e lënë këtë pjesë të jetës së tij në privatësi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
