
Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Kosova 4” ka kulmuar me një surprizë të jashtëzakonshme për banoren Dolce, e cila mësoi në studio se rrugëtimi i saj në shtëpinë e Kosovës nuk kishte mbaruar, por po merrte një kthesë ndërkombëtare.
Pasi iu komunikua lajmi se do të bëhet pjesë e “Grande Fratello” në Itali, produksioni i transmetoi asaj një klip ekskluziv nga shtëpia italiane.
Në video shfaqej moderatori italian Alfonso Signorini duke u prezantuar banorëve të tij mysafiren speciale nga Kosova.
Kur Dolce pa në ekranin e madh se si banorët italianë komentuan me entuziazëm dhe kuriozitet klipin e saj prezantues, ajo nuk i mbajti dot emocionet.
E veshur me një fustan elegant të zi dhe ar, ajo shpërtheu në gëzim dhe, kur u pyet nga Jonida Vokshi se çfarë po ndjente, u shpreh me frymën që i merrej: “Shumë emocione, s’po mendoj asgjë, jam shumë e lumtur!”
Ky moment historik u shoqërua me duartrokitje të zjarrta në studio, duke vulosur fillimin e aventurës së saj të re në ekranet italiane, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
