
Rast i rëndë në familjen Ademaj, ky është i riu që vdiq pas aksidentit në Prizren
Një 29 vjeçar e ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot në rrugën “Transiti i vjetër”, në Prizren.
Klankosova.tv mëson se viktima është E.Ademaj.
Në këtë aksident të përfshirë ishin një motoçikletë, një veturë dhe një kamion.
Vdekjen e viktimës e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, përfshirë sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes.
Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i shtetit.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
