
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se afera e portit të Durrësit, tenderi i këtij projekti është i njëjtë me atë të Tunelit të Llogarasë. Ai tha nga Durrësi se Balluku është kryeekspertja, gruaja më mafioze që kanë parë trojet shqiptare.
Mes të tjerash ai tha se ajo e ka vënë Ramën para.
“¼ e Portit të Durrësit nuk ka asnjë vlerë. I duhet për kontrabandë, se i vinë anijet nga Tunizia, Libia, shkarkojnë aty. Një gjobë e tmerrshme për një vepër publike që bëhet për të zëvendësuar vjedhjet e tij. Tenderi identik me tunelin e Llograsë.
Kryeekspertja, grua më mafioze se ajo në këto troje, s’ka lindur, dhe vetëm Edi Ramën ka më përpara.
Ai mendoi se do të mund të bënte me Pacollin dhe Ademin dhe i merr e përjashton dhe zgjedh kompaninë që ndante më shumë. U desh një ndërhyrje energjike e partnerëve tanë që ky tender megakorruptiv, të anulohej. Ajo bashkë me Edi Ramën, se lubia është bashkëpunëtore.”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
