
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me tone tallëse debatin në Kuvend, në një reagim të drejtpërdrejtë ndaj akuzave dhe kritikave të opozitës, duke iu referuar rolit të ish-kryeministrit britanik Tony Blair në ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë dhe zhvillimeve të fundit politike në vend.
Rama deklaroi se pa Tony Blair nuk do të kishte ndodhur ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, duke akuzuar kundërshtarët politikë për qëndrime të dyfishta ndaj çështjes së Kosovës.
Në mbyllje, Rama u ndal edhe te etiketimet e përdorura nga opozita ndaj tij, duke ironizuar nofkën “Ramaduro”.
“Sa herë më thoni Ramaduro, unë e dëgjoj Rama duro. Hiqeni këtë, se më shtoni durimin”, përfundoi kryeministri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
