
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me lirimin e hapësirave publike, duke paralajmëruar ndërhyrje ndaj pikave të gomisterive që ofrojnë shërbime në rrugë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë theksoi se këto aktivitete nuk do të tolerohen më në territorin e Republikës së Shqipërisë, pasi cenojnë jetën e komunitetit.
Rama bëri të ditur se, krahas masave për hapësirat publike, do të ndërmerren dhe ndryshime ligjore për të ndaluar shpërdorimin e ujit të pijshëm për larje me zorrë.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
“Pikërisht! Nuk mund të ketë shërbim gomisterie në mes të rrugës, kufiri i biznesit mbaron aty ku fillon kufiri i jetës së komunitetit. Ndërkohë që do të merren masa të reja ligjore për shpërdorimin e ujit të pijshëm me zorrë për larje turlillo.”
Reagimi i kryeministrit vjen në vijim të fushatës së qeverisë për lirimin e hapësirave publike dhe disiplinimin e aktiviteteve që, sipas kryeministrit, cenojnë interesin publik dhe mjedisin urban, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
