LAJME / E Mërkurë 11 Mars 2026, 00:12

Rama sulmon opozitën: E duan Belindën në burg si gjyshi i vet…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar opozitën nga mbledhja e grupit të PS, teksa deklaroi se Partia Demokratike do Belinda Ballukun në burg.

Rama tha para socialistëve se Ballukun e duan në burg, pa prova dhe fakte.

Duan Ballukun në burg edhe pa u hapur dera e gjyqit. Dua t’u bëj një pyetje, ku dallojmë ne shqiptarët e sotëm pavarësisht bindjeve e simpative tona njerëzore e politike nga ata që dje e deshën medoemos të pushkatuar gjyshin e saj.

Pasi ua bëri fillimisht gjyqin në media dhe i dënoi në emër të popullit pa u dhënë të drejtën të mbrohen në sytë e popullit. Kjo nuk është një pyetje që e bëj sot për të mbrojtur Ballukun, sepse nuk jam avokati i askujt përballë një akuze të ngritur nga prokuroria, por për të mbrojtur të vërtetën e madhe të drejtësisë sepse jam kryeministër i këtij vendi.

E vërteta e madhe quhet prezumimi i pafajësisë, si parakusht absolut i çdo hetimi dhe procesi dhe si vijë e prerë ndarëse mes drejtësisë dhe arbitraritetit”, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE