LAJME / E Mërkurë 21 Janar 2026, 23:11

Rama merr vendimin: Ja kush emërohet zëvendës i Belinda Ballukut

Erlind Sulo është emëruar gjatë ditës së sotme zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Erlind Sulo dka qene me pare në krye të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN).

Ai ka mbajtur kreun e Koorporatës Elektro-Energjetike Shqiptare. Më parë ai ka qenë drejtor i FRESH në Sarandë dhe më vonë është emëruar edhe drejtor i Parkut të Butrintit.

Njëherësh u miratuan dhe emërime dhe lirime nga detyra të disa funksionarëve në institucione shtetërore:

– Z. Erlind Sulo emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

– Z. Piro Misha, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Emiljan Jani, prefekt i Qarkut të Durrësit, lirohet nga kjo detyrë.

– Z. Adrian Gurra emërohet prefekt i Qarkut të Durrësit.

– Z. Nertil Jole, prefekt i Qarkut të Korçës, lirohet nga kjo detyrë.

– Znj. Florinda Zegullaj emërohet prefekt i Qarkut të Korçës.

– Z. Shkëlqim Hajdari, inspektor i Përgjithshëm i Inspektoratit të Përgjithshëm, lirohet nga kjo detyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE