
Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë konferencës për 30-vjetorin e marrëdhënieve mes Shqipërisë, Këshillit të Evropës dhe Komisionit të Venecias.
Sipas raportimeve të Lapsi.al, kryeministri Edi Rama është larguar nga salla pikërisht në momentin kur kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, po mbante një fjalim kritik mbi moszbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga organet e shtetit.
Edhe pse Zaçaj nuk e përmendi me emër, ishte e qartë se ajo i referohej çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës, për të cilën Gjykata Kushtetuese ka dhënë një vendim të prerë që nuk është zbatuar.
? Deklarata e fortë e Zaçajt:
“Procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare.
Gjykata Kushtetuese nuk është dekorative, është arbitri i lojës demokratike.”
Kushtetuta nuk është pronë e politikës, por një kontratë me qytetarin. Opinioni i Venecias duhet kërkuar paraprakisht, jo pas vendimit të GJK. Asnjë organ i shtetit nuk mund të vërë në diskutim vendimet e GJK.
Gjatë këtij momenti kritik, Rama është parë të largohet nga salla.
Largimi nuk u filmua nga kamerat, por u vunë re nga të pranishmit në sallë, duke shkaktuar habi dhe komentime në korridore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
