LAJME / E Premte 29 Maj 2026, 16:04

Rama: Lajm i rremë që shteti po fal Zvërnecin. Ja si qëndron e vërteta

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot një lajm të rremë pretendimin që shteti po fal Zvërnecin. Kreu i qeverisë theksoi se kemi

të bëjmë me një pronë private dhe investitorë tejet serioz që e kanë marrë pronën nga privati, raporton A2CNN.

“Është ngritur një lajm i rremë sikur shteti po fal Zvërnecin. Shteti nuk po fal asgjë sepse shteti aty s’ka asgjë. Ajo është një pronë private denbabaden.

Investitorët e përfshirë në atë proces janë tejet serioz, që atë pronë e kanë marrë nga privati. Shteti është pjesë e projektit dhe do të jetë aty, dhe toka e ishullit do të jetë aty, e shtetit shqiptar”, tha Rama.

Deklarata e kreut të qeverisë u bë teksa ai prezantoi sot kompaninë Albanian Digital Solution Sh.A., një iniciativë që sipas tij synon modernizimin e shërbimeve dhe forcimin e inovacionit teknologjik në vend. (A2 Televizion), do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE