
Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka artikuluar një tjetër akuzë të drejtpërdrejtë ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se kreu i qeverisë ka ndërtuar brenda shtetit disa “depozita” për interesa kriminalo-financiare.
Në intervistën e tij në Syri TV, Ahmetaj ka përmendur me emra institucione dhe zyrtarë të lartë që sipas tij mbrohen politikisht për shkak të rolit që luajnë në këtë skemë.
Arben Ahmetaj: Edi Rama ka krijuar organizatës katër depozita të interesave të veta kriminalo-financiare. Bashkia e Tiranës, Ministria e Infrastrukturës me Plaçkicën, AKSHI, kopshti privat i tij, dhe shtatë-tetë vitet e fundit shëndetësia. Për shëndetësinë do flasim herës tjetër siç e diskutuam, edhe për ëh tagmën e tokave. Ju e dini, unë ju tregova. Thotë, në emailin tim, 1000 Nesti Angoni dërgojnë denoncime.
-Pra ju po thoni, Erjon Veliaj, Belinda Balluku, AKSHI dhe Ogerta Manastirliu janë…
Ahmetaj: Janë depozita. Kjo është arsyeja, kjo është arsyeja pse ka, është sjellë ndryshe me ata dhe ndryshe me mua. Kjo. Pyetja jote ishte pse ata i mbron? Unë do isha i turpëruar të më mbronte një organizatë.
Gjatë një tjetër interviste në Syri TV, Ahmetaj u shpreh se prej vitesh ka luftuar kthimin e vendit në një republikë narko-trafikante dhe se për këtë disponon dosje dhe dokumente.
Arben Ahmetaj: Unë kam këtu dosjet edhe letra. Unë e kam luftuar aq sa ç’kam mundur, kthimin e Shqipërisë në një republikë narko-trafikante. Që nga 2014-a, që nga 2015-a. Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të Tatimit të Vlerës së Shtuar, në dorë të privatëve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve. Siç janë të dhënat personale. E di ti, zoti Peka, çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri? Përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka, ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Por policisë është e përfshirë, kupola e policisë. Nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo. A janë futur duart në TIMS? Po mo. A, një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po. A janë përdorur këto të dhënat personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
