LAJME / E Mërkurë 3 Dhjetor 2025, 19:07

Rama jep LAJMIN E KEQ: Pezullimi i Ballukut sjell pasoja! Nuk fillojnë dot fluturimet drejt

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish për pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut nga posti i zv.kryeministres dhe ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës.

Rama thotë se fluturimet Shqipëri-Kanada nuk fillojnë dot prej pezullimit të Ballukut.

Ja konkretisht pse unë i kam kërkuar Gjykatës Kushtetuese heqjen e pezullimit absurd të një anëtari të qeverisë dhe pse të pezullosh një ministër (për herë të parë në botë) sjell pasoja që cënojnë konkretisht funksionimin e qeverisë dhe interesin publik: Kanë përfunduar diskutimet në nivel teknik dhe kthimpërgjigja pozitive e palës kanadeze, i ka hapur rrugë lidhjes së marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kanadasë për nisjen e fluturimeve ajrore transoqeanike midis dy vendeve.

Mirëpo kjo procedurë, aktualisht nuk mund të vijojë me hapat e mëtejshme të miratimit e të nëshkrimit të saj, pasi autoritetin ekskluziv për këto hapa, Kushtetuta ia jep ministrit dhe kompetencat e vendimmarrëse të tij nuk mund të delegohen tek askush tjetër. Kështu që pezullimi ne fjalë, vendos një pikëpyetje të madhe mbi fillimin e fluturimeve në qershor 2026, sipas parashikimit“, tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE