LAJME / E Shtunë 7 Shkurt 2026, 22:10

Rama do të niset drejt SHBA, çfarë pritet të ndodhë pas pak ditësh…

Kryeminsitri Edi Rama pritet të udhëtojë drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, mbledhje e cila është thirrur nga Presidenti Trump më 19 shkurt.

Kjo është mbledhja e parë konsituuese e këtij Bordi që do të drejtohet nga Presidenti Trump, ndërsa për Shqipërinë pritet formalizimi i marrëveshjes së munguar për t’u bërë pjesë këtij organizmi ndërkombëtar.

Marrëveshja pritej të firmosej në Davos, në prezencë të Presidentit Donald Trump, njëjtë si rasti i Kosovës, por kryeministri Rama tha se zgjodhi të priste në Shqipëri vajzën e Trump.

Udhëtimin në Uashington, Rama e paralamëroi disa ditë më parë nga foltorja e Kuvendit. Megjithatë, udhëtimi i kryeminsitrit në Uashington nuk është ende i konfimuar zyrtarisht nga zyra e shtypit të Kryeministrisë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE