LAJME / E Mërkurë 18 Tetor 2023, 04:04

Raketat detyrojnë kancelarin Scholz të shtrihet përtokë në aeroportin e Tel Aviv

Pamjet më poshtë tregojnë momentin kur kancelari gjerman Olaf Scholz, për arsye sigurie del jashtë nga avioni dhe shtrihet përtokë së bashku me stafin e tij, në aeroportin e Tel Avivit.

Video në fjalë, e cila u komentua edhe në studion e Opinion, është shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale.
Kancelari po largohej pas vizitës së tij në Izrael, kur ra alarmi i sulmeve me raketa nga militantët e Hamas.

Për arsye sigurie, atij së bashku me delegacionin që e shoqëronte u këshilluan që të dilnin jashtë avionit dhe të shtriheshin përtokë./tvklan.al