
Një tragjedi është parandaluar pasditen e sotme nga efektivët e Rrugores në Tiranë të cilët ndërhynë menjëherë për të qetësuar një qytetare e cila paralajmëronte se do të digjte veten.
Në pamjet e publikuara në rrjet nga faqja Pisk, qytetarja e cila ndodhet para Prokurorisë së Tiranës, dëgjohet duke i paralajmëruar efektivët: Jo jo, mos më prekni me dorë, do të digjem.
Efektivët e rrugores shikohen duke iu afruar pranë qytetares për ta qetësuar. Referuar videos shikohet se situata është nën kontroll.
“Nuk më latë të bëj hajër në shtëpinë time, Policia e Kamzës tallet me mua” shton më tej qytetarja.
Deri më tani në lidhje me këtë ngjarje nuk ka pasur një reagim zyrtar nga ana e Policisë. Pritt që në vijm të dalin detaje të reja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
