LAJME / E Hënë 29 Shtator 2025, 17:05

“Qeveria vendos: Pensionet rriten nga tetori, ja sa përfiton qytetari mesatar”

“Lajm i mirë për pensionistët: Në tetor rriten pensionet me 2.5%”

Pensionistët në Shqipëri do të përfitojnë një rritje të pensioneve në muajin tetor, pas indeksimit me 2.5%, sipas Indeksit të Çmimeve të Konsumit të përllogaritur nga INSTAT.

Kjo do të thotë një shtesë prej rreth 490 lekësh për pensionet urbane të pleqërisë, ku pensioni mesatar në fund të vitit 2024 ishte 19,609 lekë, dhe një shtesë prej 296 lekësh për pensionet rurale, të cilat kanë një mesatare prej 11,878 lekësh.

Ky indeksim do të miratohet fillimisht nga Këshilli Administrativ i ISSH dhe më pas do të marrë miratimin e Këshillit të Ministrave.

Aktualisht, Shqipëria numëron gjithsej 721,398 pensionistë, prej të cilëve 630 mijë janë me pensione urbane dhe 91 mijë me pensione rurale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE