
Drejtoresha e Tatim-Taksave të Durrësit, Ina Bella, është larguar nga detyra ditën e sotme, duke i dhënë fund drejtimit të saj në krye të këtij institucioni në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve zyrtare, largimi i Bellos nga posti i kryetatores së Tatimeve të Durrësit është bërë me motivacionin e performancës së dobët në ushtrimin e funksionit, pas vlerësimeve të brendshme mbi punën dhe rezultatet e institucionit. Vendimi vjen në një kohë kur administrata tatimore po përballet me presion për rritjen e eficiencës dhe mbledhjen e të ardhurave.
Ina Bella ishte një nga figurat më të komentuara në administratën publike shqiptare, jo vetëm për pozicionin që mbante, por edhe për faktin se shpesh cilësohej si një “miss” e institucioneve shqiptare, për shkak të pamjes dhe bukurisë së saj, element që e kishte bërë mjaft të njohur në opinionin publik dhe në media. Megjithatë, burimet theksojnë se vendimi për largimin e saj lidhet ekskluzivisht me aspektin profesional dhe jo me faktorë të tjerë.
Në vend të saj, drejtimin e Tatim-Taksave të Durrësit e ka marrë Agron Nuredinaj, i cili pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim.
Ndërkohë, Ina Bella nuk është larguar nga administrata tatimore, por është transferuar në Tiranë, ku do të ushtrojë funksionin e inspektores së Tatimeve, një rol më i ulët në hierarkinë institucionale krahasuar me postin që mbante më parë.
Lëvizja vjen në kuadër të ristrukturimeve të brendshme në administratën tatimore dhe pritet të shoqërohet me ndryshime të tjera në drejtuesit lokalë të këtij institucioni, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
