LAJME / E Mërkurë 22 Prill 2026, 19:07

Qeveria Kurti “lëshon dorën” për ata që marrin pensione

Në Kosova po vazhdojnë diskutimet për një pako të re mbështetëse financiare, e cila synon të lehtësojë barrën ekonomike për qytetarët në kushtet e rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës, raporton Gazeta Minuti.

Sipas burimeve të DP ndër masat kryesore që po shqyrtohen është ndarja e 100 eurove për fëmijët, si një ndihmë direkte për familjet, veçanërisht për ato me të ardhura më të ulëta.

Një tjetër vendim i rëndësishëm që po diskutohet është edhe ndarja e një pensioni shtesë prej 150 eurosh për pensionistët.

Kjo masë synon të mbështesë një nga kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë, të cilat janë përballur më së shumti me rritjen e çmimeve të produkteve bazë dhe shpenzimeve të përditshme.

Burimet e Gazeta Minuti bëjnë të ditur se përfitimet nuk do të kufizohen vetëm tek këto kategori.

Në kuadër të kësaj pakoje, pritet të përfshihen edhe punonjësit e sektorit privat, përmes formave të ndryshme të mbështetjes financiare, si dhe kategori të tjera sociale që kanë nevojë për ndihmë shtes, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE