
Vendimi vjen pas vonesave në ekzekutimin e pagave për punonjësit dhe paralajmërimeve të sindikatave për protesta.
Qeveria në detyrë ka ndarë më shumë se 2.2 milionë euro për Radio Televizionin e Kosovës (RTK), pas paralajmërimeve për protesta për shkak të vonesave në ekzekutimin e pagave për punonjësit.
“Qeveria në detyrë ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar kërkesën për alokimin e ndarjeve buxhetore në shumën prej 2,240,000 eurosh (dy milionë e dyqind e dyzet mijë euro) për Radio Televizionin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
Gjatë kësaj mbledhjeje, ekzekutivi ka miratuar edhe kërkesën e Agjencisë Kosovare të Privatizimit për kthimin e fondeve në shumën prej mbi 48 mijë eurosh, të transferuara në buxhetin e vendit për ndërmarrjen shoqërore NSH “Magjistrala”.
Punonjësit e Radio Televizionit të Kosovës (RTK) janë përballur disa herë me vonesa në ekzekutimin e pagave, duke ngritur shqetësime për gjendjen financiare dhe mënyrën e menaxhimit të transmetuesit publik.
Sindikatat e RTK-së kanë kritikuar vazhdimisht Bordin dhe menaxhmentin e këtij institucioni, duke i akuzuar për mungesë të përgjegjësisë dhe dështim në sigurimin e funksionimit normal të televizionit publik.
Sipas tyre, përsëritja e krizave financiare dhe vonesat në paga kanë ndikuar drejtpërdrejt te punonjësit dhe kanë cenuar stabilitetin e institucionit. Në disa raste, punëtorët e RTK-së kanë organizuar protesta, duke kërkuar zgjidhje për problemet financiare dhe respektimin e të drejtave të tyre.
Sindikatat kanë kërkuar që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të garantuar një funksionim të qëndrueshëm të transmetuesit publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
