
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Shkodër.
“Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur”, shkruan Berisha.
“Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria”. “Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj”, vijon shënimi i kreut të Partisë Demokratike.
Shkodra në mëshirën e breshërive të krimit.
Miq, sot në mëngjes masakra e radhës me dy të vdekur dhe dy të plagosur. Në mes të qytetit brenda në kafene breshëritë u morën jetën dy personave dy të tjerë mbetën të plagosur rëndë njëra prej tyre kameriere shërbimi. Vrasësi, një i arrestuar dy vite më parë për bashkëpunim në krim por i liruar nga Tualanti apo ndonjë taulant tjetër për të vazhduar punën e tij katër ditë më parë pati një tjetër të vrarë. Shkodrën me qëllim e sundon krimi, bandat, vetëgjyqësia dhe hakmarrja e ndihmuar nga narkoqeveria. Dënoj me forcën më të madhe qëndrimin hakmarrës të Ramaduros ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
