LAJME / E Premte 27 Mars 2026, 20:08

“Qëllimi ishte i sinqertë”/ Kunata e Rogertit futet në shtëpi dhe përballet me Selin: Shpresoj të bëhet më e mira

Sfida e mos reagimeve vazhdon në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Këtë të premte, brenda në shtëpi u fut Elja, kunata e Rogertit.

Ky i fundit nuk i mbajti dot lotët, teksa u mundua të mos reagonte në asnjë mënyrë, për të mos prishur sfidën e Vëllait të Madh.

Pasi i foli disa prej banorëve, ajo iu drejtua me një mesazh edhe Selinës, duke u shprehur se qëllimi i Rogertit në fillim ishte i vërtetë.

“Selin, shpresoj të jesh mirë. Dua të të them thjesht që qëllimi ka qenë realisht i vërtetë, shumë i sinqertë. Loja mori ashtu si mori, por shpresoj të bëhet më e mira”, ishin fjalët e kunatës së Rogertit, teksa banorja nuk reagoi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE