
Bisedimet e paqes midis SHBA-së dhe Iranit për t’i dhënë fund luftës kanë ngecur në një çështje qendrore, programin bërthamor të Iranit.
Teherani po refuzon të heqë dorë nga uraniumin e pasuruar, ndërsa administrata Trump ka thënë vazhdimisht se hyri në konflikt për të parandaluar Iranin të ndërtojë një armë bërthamore.
Vladimir Putin ka ofruar këndvështrimin e tij për këtë çështje, ndërsa ka folur me gazetarë ndërkombëtarë në Shën Petersburg.
Kontrolli i uraniumit të pasuruar shumë të Iranit duhet të merret nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, organi mbikëqyrës bërthamor i OKB-së, tha udhëheqësi rus.
Duke iu referuar rolit të Rusisë në negociatat që çuan në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin nën presidencën e Barack Obamës në vitin 2015, Putin tha se si SHBA-ja ashtu edhe Irani e dinë për propozimin e tij dhe se shpreson që Moska të mund të ndihmojë përsëri, pasi është miqësore me Iranin.
Ai tha se uraniumi i Iranit mund të zhvendoset dhe të vihet nën kontrollin e IAEA-s.
“Nuk do të kishte problem siç e shoh unë”, tha Putin, duke pranuar megjithatë se “mund të jem i gabuar, por nuk e shoh se cili do të ishte problemi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
