LAJME / E Premte 12 Shtator 2025, 21:09

Punonjësja e AKU-së humb ndjenjat pas përfundimit të gjyqit për perimet me pesticide

Gjyqi për dy punonjësit e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) në Gjykatën e Beratit për rastin e perimeve me pesticide përfundoi sot me caktimin e masës së sigurimit “arrest shtëpie”.

Pas daljes nga ambientet e gjykatës, Griselda Doksani, një nga punonjëset e përfshira në proces, shfaqi probleme shëndetësore dhe i ra të fikët.

Bashkë me Doksanin, masa e sigurimit u vendos edhe për Ranaldo Likën, të dy punonjës të AKU-së në Berat.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjatë kontrolleve të kryera në një subjekt ushqimor, punonjësit kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Ajo u transportua menjëherë në spitalin rajonal të Beratit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE