
Kryeministri Edi Rama ka ndarë të shtunën pamje dhe detaje nga ecuria e punimeve në Urën e Viroit në Gjirokastër. e para nga 30 urat që do të ndërtohen ose përmirësohen në të gjithë Shqipërinë, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe investimin e qeverisë shqiptare.
Rama bën të ditur se projekti po shkon drejt përfundimit dhe përfshin ndërtimin e një ure të re me dy hapësira drite, si dhe një tombinoje që lidh urën ekzistuese në digën e liqenit me lumin Drino.
Sipas tij, ndërhyrjet synojnë përmirësimin e infrastrukturës dhe lehtësimin e qarkullimit në këtë segment rrugor. Gjithashtu, sipas Ramës janë realizuar struktura në funksion të kategorisë së rrugës C2 dhe është përmirësuar organizimi i hyrjeve dhe daljeve, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese.
“Ura e Viroit – Drejt përfundimit punimet, ku përfshihet ndërtimi i një ure të re me dy hapësira drite, si dhe ndërtimi i një tombinoje të re që lidh urën e vjetër në digën e liqenit me lumin Drino. Gjithashtu janë realizuar strukturat në funksion të kategorisë së rrugës C2, si dhe përmirësimi i nyjeve në hyrje dhe në dalje, në një gjurmë të re rrugore që kalon paralel me rrugën ekzistuese në anën e lumit. Përfundimi dhe hapja e kësaj vepre do të sjellë përmirësimin e gjurmës ekzistuese, rikthimin e kapacitetit mbajtës të strukturës dhe rritjen e sigurisë rrugore, duke shmangur ndërprerjen e qarkullimit për shkak të përmbytjeve“, shkruan Rama.
Ura, me gjatësi 33 metra dhe gjerësi 7 metra, do të ketë dy korsi dhe trotuare në të dy anët. Ajo ndodhet në aksin SH4, në drejtim të pikës kufitare të Kakavijës, dhe konsiderohet një nyje e rëndësishme për qarkullimin në jug të vendit.
Sipas të dhënave, përfundimi i saj pritet të ndikojë në uljen e kohës së udhëtimit dhe përmirësimin e sigurisë, veçanërisht në rastet e përmbytjeve. Projekti synon gjithashtu të garantojë qarkullim gjatë gjithë vitit, duke përfituar mijëra drejtues mjetesh dhe këmbësorë,do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
