
Një ngjarje e rëndë kriminale ka ndodhur në Çikago, ku persona të maskuar dhe të armatosur kanë hapur zjarr ndaj një automjeti në mes të rrugës, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas informacioneve paraprake, të paktën tre persona të armatosur, të cilët mbanin maska, kanë qëlluar me armë zjarri drejt një makine që po lëvizte në zonë. Nga të shtënat ka humbur jetën një grua, ndërsa një burrë ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Burime nga mediat lokale bëjnë me dije se në automjet dyshohet se ndodhej edhe një foshnjë në sediljen e pasme, e cila fatmirësisht nuk është lënduar, megjithatë ky detaj ka shtuar edhe më shumë tronditjen dhe reagimin publik.
? Pamjet e publikuara në video tregojnë momentin e sulmit, teksa autorët qëllojnë disa herë dhe më pas largohen me shpejtësi nga vendngjarja me një automjet të kuq, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.
Policia e Çikagos ka rrethuar zonën dhe ka nisur hetimet intensive për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po analizohen pamjet filmike dhe dëshmitë e mundshme të kalimtarëve.
Deri në këto momente nuk ka persona të arrestuar, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi motivet e atentatit, të cilat mbeten të paqarta.
Ngjarja ka rikthyer në vëmendje problematikën e dhunës me armë zjarri në qytetet e mëdha të SHBA-së, duke shkaktuar frikë dhe pasiguri te banorët, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
